Demokratët në zgjedhje, këta janë kandidatët për kryetarë dege për të cilët do të votohet sot

Shqipëria

Demokratët në zgjedhje, këta janë kandidatët për kryetarë dege për të cilët do të votohet sot

Më: 17 prill 2022 Në ora: 09:33
PD

Ditën e sotme dega e Partisë Demokratike në Pogradec do të zgjedhë kryetarin e ri.

Procesi i votimit është hapur që në orën 07:00, deri në 18:00, ku demokratët do të votojnë mes dy kandidatëve.

Zgjedhjet po zhvillohen tek pallati i Kulturës, ndërsa do t’i drejtohen kutive rreth 1000 demokratë për 2 kandidatët në garë që janë, Gentian Cela dhe Kasem Galla.

Zgjedhjet e Kryetarëve të degëve zhvillohen sipas parimit “një anëtar një votë” dhe rezultatet do të shpallen brenda ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat