Disa zona në Lezhë pa energji elektrike për shkak të erës së fortë

Shqipëria

Disa zona në Lezhë pa energji elektrike për shkak të erës së fortë

Më: 18 prill 2022 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Disa zona në Lezhë patën probleme me furnizimin ne energji elektrike për shkak të erës së fortë që përfshiu qytetin gjatë dy ditëve të fundit.

OSSHEE bën me dije se në lidhje me situatën e krijuar është punuar gjatë ditës së djeshme, 17 prill deri në orët e vona të natës dhe vazhdon të punohet për rikthimin e energjisë në zonat problematike.

Mësohet se pa energji kanë mbetur zonat Kallmet, Fishtë, Krajën, Gjader, Mabë, Zejmen, Pllanë, Rrilë e Tale.

OSSHEE bën me dije se rikthimi i energjisë do të jetë i mundur deri në orët e drekës pasi janë ngritur 10 grupe pune në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat