“Procesi do jetë transparent”, Balla: Na duhet një President normal

Shqipëria

“Procesi do jetë transparent”, Balla: Na duhet një President normal

Më: 18 prill 2022 Në ora: 11:02
Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi nga Fier se procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri pas shumë vitesh do të jetë transparent. Ai theksoi se duhet një President që respekton normën Kushtetuese dhe një President normal.

Balla: Procesi që PS për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhjes së Presidentit të Republikës pas shumë vitesh do të jetë shumë transparent dhe një proces që do të ketë një standard për zgjedhjen e Presidentit pas kësaj radhe.

Ne na duhet një President qe të respektojë normën Kushtetuese, President normal dhe mbi te gjitha një President që na bashkon. Një president që përfaqëson unitetin kombëtar.  Ky do te jetë një proces që fillon prej ditës së nesërme e që do të ecim përpara. 

Por sa do të mbikëqyren emrat që do zgjidhen për President për shkak të hetimeve nga SPAK?

Balla: Procesi ka disa garanci dhe disa verifikime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat