Zarf me tre emra/ Ja fletë-propozimi që do të plotësojnë deputetët e PS për kandidatët për President

Shqipëria

Zarf me tre emra/ Ja fletë-propozimi që do të plotësojnë deputetët e PS për kandidatët për President

Më: 18 prill 2022 Në ora: 14:19
Taulant Balla

Duke nisur nga dita e nesërme deputetët e PS, do të propozojnë emrat e tyre preferencialë si kandidatë për President të Republikës.

Lajmin e njoftoi sot në një prononcim për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa tha se cdo deputet socialis do të propozojmë jo më shumë se tre 3 si kandidatë për kreun e ri të shtetit. Top Channel sjell fletë-propozimin, i cili do të plotësohet nga ligjvënësit socialist, e më pas do të dorëzohet në zarf në Kryesinë e kuvendit.

Image

“Bazuar në procedurën e miratuar në Mbledhjen e Grupit Parlamentar të datës 28 Mars 2022, çdo anëtar i Grupit Parlamentar mund të propozojë një kandidat(e) por jo më shumë sesa tre kandidatë(e) brenda një zarfi të mbyllur dhe të sekretuar në mbledhjen e posaçme që do të njoftohet nga Kryetari i Grupit. Kandidatët e propozuar do të merren në shqyrtim nga Grupi i Punës së ngritur me vendimin e sipër-përmendur të GPS, me qëllim verifikimin e plotësimit të kritereve të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për kandidatin për President të Republikës.” thuhet në fletë propozim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat