Zgjedhjet në degët e PD-së, zgjidhet me 61 përqind të votave kryetari në Prrenjas

Shqipëria

Zgjedhjet në degët e PD-së, zgjidhet me 61 përqind të votave kryetari në Prrenjas

Më: 18 prill 2022 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në degën e Partisë Demokratike në Prrenjas, është mbyllur tashmë ku me 61 përqind të votave është zgjedhur kryetar Arjan Karriqi.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se procesi i votimit dhe numërimit në degët e tjera vijon.

Zgjedhjet për kryetarët e degëve të Partisë Demokratike vazhdojnë këtë të hënë në gjashtë degë të tjera.

Zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë janë zhvilluar në disa nga degët e PD-së në vend, ndërsa pritet që procesi në vazhdojë në ditët në vijim. Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.

Vetë kryetari i komanduar i PD-së, Alibeaj është shprehur se në këtë mënyrë, Berisha po e thellon përçarjen në PD dhe nuk po kontribuon në bashkimin e partisë, ashtu sikurse ish-kryeministri pretendon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat