"Kaos" tek policia rrugore, makinat e aksidentuara bllokojnë rrugën para komisariateve

Shqipëria

"Kaos" tek policia rrugore, makinat e aksidentuara bllokojnë rrugën para komisariateve

Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Grumbullimi i makinave të aksidentuara po bëhet shkak për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor para vetë policisë rrugore. Më shumë së 20 automjete të përfshira në aksidente janë lënë pa ruajtje para komisariatit të policisë rrugore në një kohë kur tabela njofton vetëm pesë hapësira parkimi. Bllokimi i hapësirës ka irrituar tek qytetarët ndërsa pronarët e mjeteve shpesh ankohen për vjedhje të pjesëve të ndryshme nga automjetet e tyre.

Makinat që përfshihen në aksidentet vijojnë të qëndrojnë përpara policisë rrugore.

Përveç njërit të krah të rrugës që është i bllokuar nga automjetet e aksidentuara, tashmë prej kohësh ka filluar edhe bllokimi i krahut tjetër duke zënë hapësirën publike e duke vështirësuar qarkullimin.

Rregullat duket se thyhen në derën e komisariati, pasi tabela ka përcaktuar 5 vende parkimi e ndërsa në të vërtetë vetëm në njërin krah të rrugës numërohen më shumë se 12 automjete të aksidentuara, vend-ndodhjen e të cilave e përcakton vetëm policia.

Ne shumë raste pronarët e mjeteve kanë denoncuar vjedhjen e pjesëve të ndryshme të makinave apo edhe brenda kabinës së tyre si pasojë e dëmtimit të dyerve e xhamave. Edhe pse janë vendosur përballë komisariatit mjetet e aksidentuara nuk ruhen nga forcat policore.

Bllokimi i dy kaheve të rrugës i detyron qytetarët të parkojnë dyshe ndërkohë që pikërisht në këtë aks pak ditë më parë ndodhi një aksident i rëndë si pasojë e përplasjes mes dy mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat