Megaoperacioni antidrogë, kush janë të arrestuarit! Mbi 100 persona nën hetim, grupi kriminal i shtrirë në disa qytete

Shqipëria

Megaoperacioni antidrogë, kush janë të arrestuarit! Mbi 100 persona nën hetim, grupi kriminal i shtrirë në disa qytete

Më: 21 prill 2022 Në ora: 08:19
Të arrestuarit

Një operacion i gjerë kundër lëndëve narkotike në zonën e Korçës vuri nën hetim mbi 100 persona, ndërsa 24 prej tyre kanë përfunduar në pranga e 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit të koduar “Knock Down”, u godit një rrjet i gjerë që shpërndante kokainë e droga të llojeve të tjera në zona të ndryshme të qarkut.

MEGAOPERACIONI

Megaoperacioni i Policisë dhe Prokurorisë gjunjëzoi shpërndarësit e drogës në qytetin e Korçës, por edhe në disa qytete të tjera të qarkut juglindor, ndërsa mes të proceduarve, ka edhe punonjës Policie.

Bëhet fjalë për shpërndarjen kryesisht në qytetin e Korçës, ndërsa personat një pjesë rezultonin me precedentë penalë e të tjerë ushtronin profesione të ndryshme, por ende nuk dihet se cilët janë organizatorët apo rolet dhe niveli i bashkëpunimit.

Drejtori i Policisë së Korçës, Gjovalin Loka, bëri të ditur se finalizimi i operacionit u konkretizua pas 5 muajsh hetime nga strukturat për Hetimin e Krimeve në Policinë Korçë, në bashkëpunim me Sektorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

“Nga strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Sektorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, konkretisht Seksionit të Posaçëm Kundër Pastrimit të Parave Krimeve Financiare dhe Hetimeve Pasurore, është finalizuar me sukses faza e parë e operacionit policor të koduar ‘Knock down’, në përfundim të të cilit janë proceduar 101 persona, për të cilët Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Korçë ka nxjerrë 31 urdhra ekzekutimi për zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për zbatimin e masës së sigurisë ‘Arrest në burg’, si të dyshuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, tha Loka.

Përveç të arrestuarve, janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për të cilët po vijon puna për kapjen e tyre dhe ekzekutimin e masave të sigurisë të caktuara nga gjykata, konkretisht shtetasit A. M., Th. R., E. S., K. X., A. Xh., E. F. dhe R. B. Ndërkohë, vijon hetimi penal edhe për 70 persona të tjerë.

ÇFARË U SEKUESTRUA 

Pas operacionit të gjerë, ndër më të mëdhenjtë të zhvilluar në Korçë, Policia ka sekuestruar 420 gramë kokainë, 340 gramë kanabis, 21.6 gramë heroinë, metadon, 1.556.300 lekë, 20 595 euro, 110 dollarë, 280 paund, 50 telefona celularë, 20 automjete, 5 peshore elektronike, 1 radio marrëse Policie, 1 përforcues grushti, dokumente identifikimi të shtetasve të ndryshëm.

Prokurorja e Rrethit, Dhorina Theodhori, tha se çështja është ende në hetim dhe në përfundim të tyre do të konkludohet për nivelin e bashkëpunimit me personave të proceduar.

REAGIMI

Duke reaguar për operacionin në Korçës, ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, tha se operacioni është dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë kundër krimit të organizuar.

“Operacioni antidrogë në Korçë, me 31 urdhër-arreste dhe 101 persona të proceduar penalisht, është një  tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe luftës së pakompromis kundër krimit të organizuar. Përgëzime strukturave vendore të Policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që falë punës së tyre, arritën të zbulonin dhe dokumentonin këtë veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Jemi frontalisht të vendosur për t’i shkuar deri në fund luftës së vazhdueshme kundër drogës, për një shoqëri më të sigurt që garanton zhvillimin dhe të ardhmen tonë”, shprehet Çuçi.

TË ARRESTUARIT:

1. Rodolf Mara, 38 vjeç, banues në Korçë;

2. Olger Hasan, 37 vjeç, banues në Korçë;

3. Romeo (Ilir) Starovecka, 43 vjeç, banues në Korçë;

4. Mateos Aliko, 27 vjeç, banues në Korçë;

5. Juxhin Kulla, 37 vjeç, banues në Korçë;

6. Klajdi Avramushi, 32 vjeç, banues në Korçë;

7. Joan Xhambazi, 25, vjeç, banues në Korçë;

8. Musjano Ali, 29 vjeç, banues në Korçë;

9. Kristi Ndoja, 25 vjeç, banues në Korçë;

10. Arten Zallëmi, 33 vjeç, banues në Korçë;

11. Elton Manka, 34 vjeç, banues në Korçë;

12. Edjon Agolli, 42 vjeç, banues në Korçë;

13. Nikolin Pulluqi, 26 vjeç, banues në Korçë;

14. Letion Rënxa, 34 vjeç, banues në Korçë;

15. Igor Mihali, 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë;

16. Vasjan Shtambari, 39 vjeç, banues në Korçë;

17. Kristo Shkembi, 39 vjeç, banues në Korçë;

18. Sokol Haxhi, 40 vjeç, banues në Bilisht;

19. Andrea Bleta, 34 vjeç, banues në Bilisht;

20. Emanuel Muka, 30 vjeç, banues në Maliq;

21. Andrea Miçani, 31 vjeç, banues në Korçë;

22. Elton Adili, 41 vjeç, banues në Korçë;

23. Andi Duka, 44 vjeç, banues në Elbasan;

24. Sajmir Suvaria, 31 vjeç, banues në Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat