Kryeministri Rama paralajmëron demokratët nëse kryetar do rikthehet Sali Berisha

Shqipëria

Kryeministri Rama paralajmëron demokratët nëse kryetar do rikthehet Sali Berisha

Më: 21 prill 2022 Në ora: 12:02
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e parlamentit se maxhoranca do të ndërpresë çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse në krye të saj do të zgjidhet Sali Berisha.

Teksa po fliste në lidhje me zgjedhjen konsensuale të Presidentit të Ri, Rama u shpreh se PS është e gatshme të ulet në bisedime me të gjitha pjesët e Kuvendit, por jo me Sali Berishën, të cilin ai tha se e konsideron të vdekur institucionalisht.

“Ne kemi ngritur një përfaqësim të përbërë nga kryetari i Grupit Parlamentar, Sekretari i Përgjithshëm dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhniet me Parlamentin, për të komunikuar me të gjithë pjesët e këtij Kuvendi.

Do ta bëjmë këtë përpjekje, jo se jemi të detyruar nga ndonjë pamundësi, por sepse këta jemi ne. Kjo është AND-ja e Partisë Soccialiste. Po të shikosh historinë e marrëdhënieve ndërpartiake të këtyre 30 viteve, do të shohësh se PS ka qenë partia që ka lëshuar më shumë, që është përpjekur më shumë të gjej dakordësi, që nuk e ka konsideruar pushtetin për të nëpërkëmbur kundërshtarin. Këtu Kam parasysh aktet konkrete dhe jo retorikën e “Foltores”, ne do ta bëjmë këtë përpjekje se e kemi detyrim ndaj vetes, ndaj atyre që na kanë zgjedhur.

Ju jeni të gjithë të zgjedhur këtu, jeni shprehje e një vullneti. Ata që ju kanë zgjedhur nuk do t’ju zgjidhnin nëse do ta dinin se ju do t’ia punonit kështu.

Ne do të ta bëjmë përpjekjen tonë, por duhet të keni të qarta dy gjëra. E para Saliu për ne është i vdekur, kuptohet politikisht dhe institucionalisht. Biologjikisht i uroj jetë të gjatë. Me të vdekurin që e keni në mes të shtëpisë ne mos na përzieni. Nëse ju drejtoheni nga një i vdekur ne me Partinë Demokratike do të ndërpresim çdo marrëdhënie”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat