Incidenti në Kuvend, Taulant Balla kërkon 5 minuta pushim: Ajo që ndodhi këtu ishte turp i madh!

Shqipëria

Incidenti në Kuvend, Taulant Balla kërkon 5 minuta pushim: Ajo që ndodhi këtu ishte turp i madh!

Më: 21 prill 2022 Në ora: 12:03
Taulant Balla

Seanca e sotme parlamentare është ndërprerë pas incidentit të ndodhur në Foltoren e Kuvendit ku ish-kryeministri Sali Berisha shtyu me duar kreun e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj për t’i zënë fjalën.

Kreu i grupit socialist Taulant Balla u shpreh se ajo që ndodhi sot në Kuvend është një turp i madh duke kërkuar 5 minuta pushim deri në sqarimin e situatës.

“Ajo që ndodhi këtu është një turp i madh. Nuk kam nevojë fare ta mbroj. Kam rregulloren. Kjo ka ndodhur dikur kur ky zotëria ishte kryeministër dhe bëri atë gjest.

Ne nuk kishim mundësi të merrnim asnjë masë në kohë. Ai deputet duhet të marrë fjalën nuk ka rëndësi kush është. Zonja kryetare kërkoj 5 minuta pushim sepse në emër të rregullores. Kam vetëm librin e rregullores”, u shpreh Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat