Në skanerin e “AquilaScan”, pranga 21-vejcarit në Tiranë, drejtonte makinën nën efektin e drogës

Shqipëria

Në skanerin e “AquilaScan”, pranga 21-vejcarit në Tiranë, drejtonte makinën nën efektin e drogës

Më: 23 prill 2022 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Policia Rrugore e Tiranës vë në pranga një tjetër shtetas që drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Konstatimi u krye përmes aparatit AquilaScan, ku 21 vjecari me inicialet S.D, rezultoi nën efektin e narkotikëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, 21 vjecarit iu pezullua leja e drejtimit për 12 muaj, iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 të parashikuar nga Kodi Rrugor, “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, matur me aparatin drogëtestues të markës “AquilaScan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat