Meta nderohet në Romë/ Merr çmim për kontribut paqeje

Shqipëria

Meta nderohet në Romë/ Merr çmim për kontribut paqeje

Më: 23 prill 2022 Në ora: 15:58
Foto nga takimi

Presidenti Ilir Meta është nderuar me çmimin Ndërkombëtar “Bonifacio VIII për një Kulturë të Paqes” në Romë.

Lajmin e bën të ditur vetë Meta, teksa tregon se këtë çmim ia ka dhënë akademia me të njëjtin emër papnor në Anagni të Romës.

Ai thekson se kjo gjë e inkurajon të punojë me më shumë përkushtim për lirinë, demokracinë, drejtësinë, paqen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“I nderuar dhe thellësisht mirënjohës të vlerësohem me Çmimin Ndërkombëtar “Bonifacio VIII për një Kulturë të Paqes” nga akademia me të njëjtin emër papnor në Anagni, Romë, që më inkurajon të vazhdoj me më shumë përkushtim për të punuar, për lirinë, demokracinë, drejtësinë, paqen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në mënyrë të veçantë këtë çmim ja kushtoj të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, dhe mbi të gjitha për harmoninë e jashtëzakonshme fetare, shembull unik në botë, që Shqipëria gëzon dhe rrezaton kudo.

Të jemi vigjilentë dhe të mos e marrim kurrë paqen si të mirëqenë, por të punojmë dhe të angazhohemi çdo ditë dhe në çdo kohë për ta mbrojtjen e saj!”, shkruan Meta në rrjetet sociale

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat