Nuk duam të shohim luftë bërthamore, thotë ambasadori kinez në Shqipëri

Shqipëria

Nuk duam të shohim luftë bërthamore, thotë ambasadori kinez në Shqipëri

Më: 26 prill 2022 Në ora: 13:29
Foto nga takimi

Ambasadori kinez në Shqipëri, Zhuo Ding është kundër përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia dhe luftës që po zhvillohet në Ukrainë.

Nga Korça, Ding tha se askush nuk dëshiron të shohë luftë, e aq më pak një luftë bërthamore.

“Kjo temë është e madhe për mua dhe për të gjithë të pranishmit. Patjetër që nuk ka asnjë njeri që dëshiron të shohë luftë dhe sidomos luftën bërthamore. Për luftën atje, ne si diplomatë nuk e njohim gjendjen reale aty, por si diplomatë detyra jonë është për të nxitur paqen dhe për të nxitur bashkëpunimin”, tha Ding.

Sipas ambasadorit kinez, lufta do të dëmtojë paqen, ekonominë dhe sigurinë në botë. Ding tutje nënvizoi se Rusia dhe Ukraina duhet të gjejnë një zgjidhje dhe të negociojnë për paqe.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi sot se ekziston mundësia që konflikti me Ukrainën të përshkallëzohet në përdorimin e armëve bërthamore.

Lavrov akuzoi gjithashtu presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se shtiret në negociatat për paqe, duke e quajtur atë “një aktor të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat