Gjykata liron ish-drejtorin e burgut të Reçit, u arrestua pasi vidhte karburant dhe fuste sende të jashtëligjshme

Shqipëria

Gjykata liron ish-drejtorin e burgut të Reçit, u arrestua pasi vidhte karburant dhe fuste sende të jashtëligjshme

Më: 28 prill 2022 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Gjykata e shkallës së parë Shkodër ka liruar nga qelia ish-drejtorin e burgut të Reçit, Ervis Zika, ndaj të cilit u caktua masa “arrest shtëpie”.

Drejtori i burgut te Reçit dyshohej se ka kaluar në regjim pa skaner sende të paligjshme dhe se ka firmosur në mënyre fiktive kartelat e karburantit.

Pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese për faktin se drejtori i burgut nuk përben rrezikshmëri për ikjen nga vendi.

Hetimi ndaj drejtorit te burgut te Reçit do vijoje ne kushtet e arrestit te shtëpisë. Vendimi u dha nga gjyqtarja e shkalles se pare ne Shkodër Izabela Radovani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat