Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset pasagjeri në Kuçovë

Shqipëria

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset pasagjeri në Kuçovë

Më: 29 prill 2022 Në ora: 20:50
Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset pasagjeri në Kuçovë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kuçovës.

Një mjet tip "Benz" që drejtohej nga një femër ka dalë nga rruga në një kthese dhe ka përfunduar në kanal.

Makina me targa AA 823 OF është përmbysur në kanal, ndërkohë që shoferja dhe pasagjeri janë nxjerrë nga makina nga kalimtarët e rastit.

Mësohet se drejtuesja e mjetit ka dalë pa lëndime nga makina, ndërkohë që pasagjeri ka pësuar disa fraktura dhe është transportuar për mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që janë duke kqyrur vendngjarjen, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Paraprakisht mendohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e shpejtësisë së automjetit gjatë marrjes së kthesës në dalje të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat