Balla ironizon Berishën pas rrëzimit në Kuvend

Shqipëria

Balla ironizon Berishën pas rrëzimit në Kuvend

Më: 30 prill 2022 Në ora: 16:11
Sali Berisha

Përpos lajmeve politike, Kuvendi Kombëtar i PD prodhoi incidente që tërhoqën vëmendjen e opinionit publik.

Rrëzimi i Sali Berishës teksa shkonte në podiumin e Kuvendit Kombëtar, solli reagimin të disa përfaqësuesve të Partisë Socialiste.

Përmes ironisë, shumë prej tyre e kanë lidhur këtë moment me nevojen biologjike të Berishës për të pushuar në shtëpi.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla shkruan në faqen e tij në facebook: “Non grata mbetet non grata!”, postim të cilin e shoqëron edhe më foton nga momenti kur lideri demokrat është në tokë i rrëzuar.

Përpara se të rrëzohej Berisha, e njëjta gjë ndodhi edhe me gruan e tij, Liri Berisha, e cila u rrëzua në momentin e nisjes së Kuvendit, kur çifti Berisha hyri në Pallatin e Kongreseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat