Fermerët e Kukësit e blejnë naftën në Kosovë

Shqipëria

Fermerët e Kukësit e blejnë naftën në Kosovë

Më: 1 maj 2022 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Traktorin muajt e fundit e ka vënë pak në punë për shkak të shtrenjtimit të naftës, të cilën e ble në Kosovë pasi çmimi është disi më I ulët se në vendin tonë.

“Kemi marrë naftë dhe nga Kosova. A foli Rama me ata se di, se e rritën dhe ata që mos e marrim më atje. Bujqësia s’është e mbështetur s’kemi ndihmë”, ka thënë ai.

Fermeri Avdi Muja nga fshati Shtiqën i Kukësit tregon se kur shkoi të aplikonte për subvencion mësoi se nuk figuronte në sistem si pronar toke.

“Nuk kisha letrën e tokës, shkova ta marr nuk figuron emri. Unë 45 vjet që kam këtë tokë. Se çfarë bëhet s’po marr vesh’, ka thënë ndër të tjera ai.

Pasi humbi të drejtën për të marrë mbështetje financiare ndodhet në vështirësi.

Muja ka 4 hektar tokë me 35 pemë frutore.

“Fermë me mollë është. Plehu kimik, nafta por t’i mbledhësh nuk të del leverdia të merresh më. Deri kur ta vjel do ende punë. Ka punë dhe më pas, duhet ta ngarkoj ti çoj në Kukës. Tregtari aty sa kthen shpinën e shet 1000 a 800 lekë”.

Fitimet që ka marrë nga shitja e frutave vitet e fundit kanë qenë minimale. Ndërsa për këtë vit nga një përllogaritje që ka bërë mund të mbulojë vetëm shpenzimet dhe nuk do ti mbetet asgjë për tu ushqyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat