Meta uron Fiter Bajramin: Të forcojmë ndjenjën e solidaritetit dhe harmonisë

Shqipëria

Meta uron Fiter Bajramin: Të forcojmë ndjenjën e solidaritetit dhe harmonisë

Më: 2 maj 2022 Në ora: 11:39
Meta uron Fiter Bajramin: Të forcojmë ndjenjën e solidaritetit dhe harmonisë

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Pas kësaj vizite, kreu i shtetit uroi të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për Fiter Bajramin.

Meta theksoi se në këtë ditë duhet të forcojmë më tej ndjenjë e solidaritetit dhe harmonisë, si dhe të jemi pranë atyre në nevojë.

Uroj të gjithë besimtarëve tanë që Zoti tua shpërblejë të gjitha sakrificat që kanë bërë gjatë kësaj periudhe dhe ti uroj paqe, shëndet, mbarësi. Kjo është një festë e mrekullueshme që na fton të forcojmë më tej ndjenjën e solidaritetit dhe harmonisë. Të jemi më pranë të gjithë atyre që janë në kushte më të vështira”, u shpreh Meta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat