Zbulohet ora kur Zelensky do ti drejtohet nesër Kuvendit të Shqipërisë

Shqipëria

Zbulohet ora kur Zelensky do ti drejtohet nesër Kuvendit të Shqipërisë

Më: 2 maj 2022 Në ora: 15:19
Volodymyr Zelensky

Ditën e nesërme presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet me një video-mesazh Kuvendit të Shqipërisë. Për këtë arsye mësohet se do të shtyhet seanca planare nga orë 11:00 që ishte parashikuar për në orën 13:00.

“Ju njoftoj se seanca plenare e posaçme e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë së cilës presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do ti drejtohet Kuvendit , do të zhvillohet nesër, ditën e martë, datë 3 maj, ora 13:00”, thuhet në njoftim.

Zelensky edhe më herët i është drejtuar disa prej parlamenteve evropiane duke i falenderuar për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës, që është sulmuar nga Rusia që prej 24 shkurtit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat