Në garë për kreun e PD, Spaho tregon dy kandidatë që do të jenë përballë Berishës

Shqipëria

Në garë për kreun e PD, Spaho tregon dy kandidatë që do të jenë përballë Berishës

Më: 2 maj 2022 Në ora: 21:38
Edmond Spaho

Ish-kryeministri Sali Berisha mbetet kandidati kryesor për kreun e PD, por përballë tij priten edhe emra të tjerë. Po cilët janë emrat e mundshëm?

Duket se këtë kuriozitet e ka shuar disi, deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili bën pjesë në Komisionin e Rithemelimit.

Teksa ka qenë i ftuar në Ora News, Spaho rrëfeu se ka dëgjuar se pjesë e garës do të bëhen edhe Fatbardh Kadilli me Edvin Kullurin.

Ish-nënkryetari i selisë blu u shpreh: “Kam dëgjuar për Fatbardh Kadillin, Erdin Kullurin”.

Të dy emrat e përfolur janë të njohur në PD, si kritikë të deklaruar hapur të ish-kryetarit Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat