Gruaja në Vlorë mori dhé për të bërë punime në shtëpi, gjen eshtra njeriu

Shqipëria

Gruaja në Vlorë mori dhé për të bërë punime në shtëpi, gjen eshtra njeriu

Më: 5 maj 2022 Në ora: 12:47
foto ilustrim

Policia e Vlorës është vënë në alarm, pasi janë konstatuar mbetje kockore të dyshuara si njeriu.

Blutë e qytetit bregdetar njoftojnë se një shtetase e identifikuar me inicialet . J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu të marrë para disa ditësh, për të kryer punime në afërsi të banesës së saj, në lagjen “Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara se i përkasin një personi.

Tashmë, mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat