Depozita e ujit bie mbi tre makina të parkuara në Tiranë. Rrezikohet jeta e kalimtarëve

Shqipëria

Depozita e ujit bie mbi tre makina të parkuara në Tiranë. Rrezikohet jeta e kalimtarëve

Më: 9 maj 2022 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

TIRANË– Për pak sa nuk ka shkaktuar tragjedi njerëzore rënia e një depozite uji në Tiranë.

Depozita ka rënë nga taraca e pallatit dhe ka dëmtuar tre makina që ndodheshin të parkuara poshtë.

Fatmirësisht nuk raportohet asnjë qytetar i lënduar.

Tirana dhe gjithë qytetet e Shqipërisë dallojnë për numrin e lartë të depozitave të ujit mbi pallate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat