Ishin nën efektin e drogërave, numër i lartë ndëshkimesh në Tiranë

Shqipëria

Ishin nën efektin e drogërave, numër i lartë ndëshkimesh në Tiranë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që krijojnë rrezik.

Ka shkuar në 15 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Gjithashtu, janë vendosur 984 masa administrative për mosdhënie përparësie këmbësorëve, për shpejtësi tej normave të lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Pas sjelljeve agresive nga drejtuesit e mjeteve, iu është bërë testi i drogës ku kanë rezultuar të jenë nën efektin e tyre.

Në rrugën “Lekë Dukagjini”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues 21 vjeçarin me iniciale D. D., ndërsa në rrugën “Kristo Luarasi” kanë ndaluar mjetin e drejtuar nga 22 vjeçari me iniciale D. D.

Gjatë kontrollit fizik ndaj pasagjerit në mjetin që drejtonte 22 vjeçari, shtetasi R. C., 22 vjeç, i cili nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për kontroll, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar për cannabis sativa.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë pasagjeri, shtetasi R. C., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi  i drejtuesve të mjeteve, pasi gjatë testimit me AquilaScan kanë rezultuar se drejtonin mjetet nën efektin e lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat