Ethet presidenciale/ Të gjithë po flasin me të gjithë! PS nuk flet me Berishën

Shqipëria

Ethet presidenciale/ Të gjithë po flasin me të gjithë! PS nuk flet me Berishën

Më: 12 maj 2022 Në ora: 19:48
PS

Në  pritje të raundit të parë të  zgjedhjes së Presidentit në Parlament, në kampin blu kanë nisur negociatat për të gjetur si fillim  dakordësinë brenda  vetes.   

Oerd Bylykbashi dhe Luçiano  BoÇi, dy  negociatorët e  mandatuar nga PD e Rithemeluar janë  takuar me kreun  e republikaneve Fatmir Mediu, Monika Kryemadhin  e LSI, Vangjel Dulen e PBDNJ dhe Agron Duken  e  Partisë Agrare.

 “Kapja e Presidentin  nga Rama do ishte kapje e të gjitha pushteteve.  Këtë bashkëndamë  bashkë me zotin Boci   me partitë opozitare.  Është proces politik që udhëhiqet nga partitë për një qëndrim të  përbashkët që të identifikojmë  jo vetëm kriteret,  por dhe kandidaturat që përcaktojnë rolin e presidentit  si unitet kombëtar”, tha Bylykbashki.

Kriza në Partinë Demokratike ka bërë që në kampin opozitar të ketë negociata paralele. Krahas të mandatuarve nga Sali Berisha me aleatët po takohet edhe Enkelejd Alibeaj.

“Nëse opozita nuk garanton një konsensus mes vetes është e kotë që të negociojë me maxhorancën”, tha Mediu.

Tre  raundet e para  të votimit në Parlament kërkojnë 84 vota, duke e bërë të domosdoshëm dialogun politik ndaj në kërkim të negociatave është edhe mazhoranca socialiste, e cila ka thirrur  të premten krerët e 3 grupeve kuvendore  të opozitës.

Ftesës së Taulant Ballës i janë përgjigjur Mesila Doda dhe Fatmir Mediu. Enkelejd Alibeaj nuk ka konfirmuar.

“Sali Berisha, deputet i pavarur i cili me vendimin që kemi marr është ia papranueshëm për asnjë lloj propozimi që mund të vijë me firmën e tij në kuvendin e Shqipërisë dhe kemi marrë vendimin që të rrëzojmë çdo gjë që vjen me firmën e tij”, tha Balla.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat