Reagon ashpër Sali Berisha ndaj Ramës pas refuzimit të rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Bosnjë

Shqipëria

Reagon ashpër Sali Berisha ndaj Ramës pas refuzimit të rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Bosnjë

Nga: M.H. Më: 13 maj 2022 Në ora: 08:48
Edi Rama dhe Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për refizimin ndaj rezolutës për dënimin e genocisit serb në Bosnjë.

Ai përmes një postimi në facebook ka theksuar që pretendimi i Ramës se paraqitja e rezolutës ishte e papritur është një gënjeshtër, ndsërsa thekson se rezoluta për dënimin e genocidit në Bosnje është depozituar sipas të gjitha afateve kohore që përcakton rregullorja e Parlamentit.

Berisha ndër të tjera shton që Rama dhe grupi i tij parlamentar kanë votuar me vetëdije të plote kundër debatit me mocion për Ballkanin e Hapur dhe rezolutës se grupit parlamentar të PD për dënimin e genocidit rus në Ukrainë.

Postimi i plotë

Si veshka midis padronit supergrata dhe vellait nongrata!

Njoftim shtypi.

Lidhur me deklaraten e Edi Rames per refuzimin nga ana e tij dhe pseudomazhorances se tij te rezolutes per denimin e genocidit serb ne Bosnje, sqaroj sa vijon:

Pretendimi i Edi Rames se paraqitja e rezolutes ishte e papritur eshte nje genjeshter e denje vetem per ate.

Rezoluta per denimin e genocidit ne Bosnje eshte depozituar sipas te gjitha afateve kohore qe percakton rregullorja e Parlamentit, eshte shqyrtuar ne kryesine e parlamentit dhe eshte vendosur ti paraqitej sot seances plenare.

Perfaqesuesit e PS, shumice ne kryesine e Parlamentit kane refuzuar ne kryesi dhe kane votuar me ndergjegje te nxire kunder rezolutes.

Keshtu Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane patur te gjithe kohen e mjaftueshme qe parashikon regullorja e parlamentit per shqyrtimin e kesaj rezolute, por kane vendosur ne nje akt çnjerezor dhe antikombetar qe te votojne kunder saj me urdher te Aleksander Vuçiç. Kjo rezolute eshte miratuar ne Parlamentin Europian, Kongresin e SHBA.

Shtojme ketu se me pare Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane votuar me vetedije te plote kunder debatit me mocion per Ballkanin e Hapur dhe rezolutes se grupit parlamentar te PD per denimin e genocidit rus ne Ukraine. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat