Qytetarët nuk zënë mend, Policia e Shtetit: 185 patenta të pezulluara, për shpejtësi nga 80 km/h deri në 132 km/h

Shqipëria

Qytetarët nuk zënë mend, Policia e Shtetit: 185 patenta të pezulluara, për shpejtësi nga 80 km/h deri në 132 km/h

Më: 13 maj 2022 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

185 patenta janë pezulluar për shpejtësi nga 80 km/h deri në 132 km/h në vetëm 12 orë në kryeqytet.

Makina inteligjente dhe flota e re e automjeteve, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave që funksionojnë ne lëvizje, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë përqrndruar në rrugët e kryeqytetit.

Nga flota e makinave të reja, në lëvizje: janë konstatuar 256 automjete, të shpallura më parë “Alert”, si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente, për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara; janë konstatuar 121 automjete, drejtuesit e të cilave nuk kanë shlyer 6 deri në 20 masa administrative, të marra në kohë dhe në vende të ndryshme.

Gjatë përpunimit të të dhënave, nga operatorët, ka rezultuar se një numër i konsiderueshëm i automjeteve të konstatuara, nga makina inteligjente, se qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugët e kryeqytetit, por edhe në rrugët e qyteteve të tjera, të cilat janë monitoruar nga makina inteligjente dhe pajisjet e tjera të flotës së re, janë mjete të transportit publik “Taxi” dhe disa minibusë që shërbejnë për transport pasagjerësh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat