Ndahet nga jeta ish-deputetja e PS dhe pedagogia Edlira Haxhiymeri

Shqipëria

Ndahet nga jeta ish-deputetja e PS dhe pedagogia Edlira Haxhiymeri

Më: 14 maj 2022 Në ora: 09:53
Edlira Haxhiymeri

Ndahet nga jeta ish-deputetja e PS dhe pedagogia Edlira Haxhiymeri. Lajmi është bërë me dije nga familjarët.

Haxhiymeri vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi të fitojë betejën.

Njoftimi i plotë:

Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.

Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.

Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat