Zhduket në rrethana të paqarta një burrë, gruaja kërkon ndihmën e policisë për ta gjetur

Shqipëria

Zhduket në rrethana të paqarta një burrë, gruaja kërkon ndihmën e policisë për ta gjetur

Më: 15 maj 2022 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Një burrë në Divjakë është zhdukur në rrethana të mistershme dhe gruaja e tij dëshpërimisht kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e tij.

Zyrtarë policorë në Komisariatin e Policisë Divjakë, thanë për noa.al se burri rezulton të jetë zhdukur që më 1 maj 2022.

Ditën e djeshme 14 maj, ka bërë kallëzim shtetasja Th. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Bregas.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj, shtetasi Velo Sefa, 49 vjeç, është larguar nga banesa në datë 01.05.2022 dhe nuk është kthyer më.

Nuk është e qartë përse gruaja ka denoncuar zhdukjen e të shoqit vetëm pasi kanë kaluar dy javë. Policia tha se po punohet për gjetjen e 49-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat