Depozitat nuk preken, qytetarët: Veliaj nuk e mbajti premtimin për ujë, do të na bien sipër kokës

Shqipëria

Depozitat nuk preken, qytetarët: Veliaj nuk e mbajti premtimin për ujë, do të na bien sipër kokës

Më: 15 maj 2022 Në ora: 16:56
Ilustrim

Pavarësisht se qytetarëve u ishte premtuar ujë 24 orë në shtëpi, ky premtim është harruar. Ende uji vjen me orar e pjesën tjetër të ditës në funksion vendosen depozitat. Sipas qytetarëve ato rrezikojnë mirëqenien dhe jetën e tyre.

Pavarësisht se pas tërmetit të nëntorit kryebashkiaku Veliaj premtoi se depozitat do të dilnin jashtë funksionit ky premtim nuk është mbajtur.

Për shkak të mungesës së ujit familjarët janë të detyruar të mbajnë rrezikun mbi kokat e tyre, ndaj dhe depozitat qëndrojnë të palëvizuara.

“Ku ka ujë 24 orë? Duhet të rregullohet sistemi se ndryshe na mori në qafë.”

“Vjen vetëm në mëngjes dhe në darkë, nuk ka.”

Depozitat e vendosura sipër pallateve te vjetra ose të vendosura në bodrumet e ndërtesave të reja janë e vetmja mënyrë për të pasur ujë në rubinete.

“Ujë 24 orë kemi vetëm brofkat e politikës.”

Rreziku që vjen prej tyre lidhet me ndotjen e ujit.

“Populli thotë që uji që rri qelbet. Ne pamë kreu e bashkisë që tha se doli nga shtëpia dhe bleu ujë, ndërsa bëri reklamë se uji pihet.”

Një tjetër rrezik është dhe rënia e tyre prej largësive, rasti i fundit i shënuar pak javë më parë në kryeqytet. Ndërsa me tërmetin e dy viteve më parë situata ishte edhe më dramatike.

“Janë të rrezikshme, duhen hequr, as nuk janë të sistemuara. Mund t’ju ndodhë edhe fëmijëve të vegjël.”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat