Berisha me mbështetësit në Lezhë: PD vetëm drejt Bashkimit Evropian

Shqipëria

Berisha me mbështetësit në Lezhë: PD vetëm drejt Bashkimit Evropian

Më: 15 maj 2022 Në ora: 18:28
Sali Berisha

Kandidati për kryetar në PD, Sali Berisha theksoi gjatë takimit me mbështetësit në Lezhë se drejtimi i partisë është vetëm drejt Bashkimit Evropian.

Ai tha se nuk do ta lejojë që kryeministri Edi Rama ta spostojë Shqipërinë drejt Beogradit apo Stambollit.

“Ne jemi lëvizje, u bëmë parti sepse ishim një lëvizje. Unë e quajta revolucion. Si të doni e quani, por ne sot kemi arritur të rithemelojmë partinë sepse kemi nisur si lëvizje, e fuqishme, e pandalshme. Tani përsëri, si parti demokratike duhet të jemi bërthama e kësaj lëvizje që duhet të bëjmë gjithçka që të bashkohet çdo shqiptar që i beson Shqipërisë. Nëse ne i vendosim vetes qëllim para së gjithave të nxjerrim shqiptarët nga varfëria. Varfëria është ndëshkim për shqiptarët. Ishte 35% zbriti me 12%. Mjerimi ishte 4%, zbriti në 1.3% dhe do të zhdukej. Absolutisht, sepse lehtësuam biznesin. Krijuam klimën e biznesit, dyfishuam rrogat, pensionet. Nuk u ndal treni ynë drejt Evropës dhe treni Euroatlantik”, tha ai.

Berisha u shpreh se Edi Rama nuk  realizuar asgjë në tetë vite qeverisje.

“U anëtarësuam në NATO, hoqëm vizat, morëm statusin. Mos harroni se Edi Rama bllokoi statusin me tre ligje, me tre këshilltarë të Fierit. Ça ndodhi këto 8 vite? Asgjë. Tani del e thotë në Bruksel se nëse nuk ua japin do ndryshojnë drejtimin. Po ia them këtu, që drejtimin të mos e lëvizë asnjë milimetër sepse drejtimi ynë do të jetë Bashkimi Evropian. Ai nuk do e spostojë Shqipërinë as drejt Beogradit, Stambollit, por drejt dinjitetit të shqiptarëve”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat