Berisha me demokratët në Lezhë: E ardhmja jonë është vetëm BE

Shqipëria

Berisha me demokratët në Lezhë: E ardhmja jonë është vetëm BE

Më: 15 maj 2022 Në ora: 18:39
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha po zhvillon takimin në qytetin e Lezhës.

Berisha tha e ardhmja e Shqipërisë është vetëm drejt Bashkimit Europian, dhe se askush nuk mund të ndryshojë drejtimin.

Ftojmë çdo shqiptar për t’iu bashkuar lëvizjes tonë. U themeluam si parti se ishim lëvizje, përndryshe mbeteshim rrugëve. Ne sot arritëm të rithemelojmë partinë tonë sepse e nisëm si lëvizje e fuqishme dhe e pandalshme dhe realizuam qëllimin tonë të parë. Tani si PD ne duhet të jemi bërthama e kësaj lëvizje dhe ftojë çdo shqiptar të bashkohet.

Ju them se vend me potenciale si ky vend nuk ka. Dhe nëse ne i vëmë vetes qëllim para së gjithash të nxjerrim shqiptarët nga varfëria. Nuk e meritojnë varfërimin shqiptarët. Ai del dhe thotë sot në Bruksel, se nëse nuk na e jepni ne ndryshojmë drejtim. Drejtimin mos lejo ta lëvizësh as edhe një milimetër, drejtimi jonë është vetëm Bashkimi Europian. Paraardhësit tuaj kanë luajtur me dinjitetin e tij, por t’i kurrë nuk do të na mund të na spostosh as drejt Beogradit as drejt Stambollit”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat