Berisha në Shkodër: U paraqitët si diamant më 6 mars, demokratët sot janë misionarë

Shqipëria

Berisha në Shkodër: U paraqitët si diamant më 6 mars, demokratët sot janë misionarë

Më: 15 maj 2022 Në ora: 19:31
Sali Berisha

Pas Lezhës, ish-kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar drejt Shkodrës. Berisha po zhvillon takime me demokratët në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, zgjedhje të cilat do të mbahen të dielën e ardhme më 22 maj.

Përballë Berishës, garon Ibsen Eelzi. Shkodra ishte e vetmja bashki e fituar nga demokratët në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Berisha e cilësoi Shkodrën si një diamant.

Berisha: Shkodra më 6 mars u paraqit si diamanti i kësaj përpjekjeje të madhe të demokratëve, të cilët nuk u pajtuan me një Shqipëri pa opozitë, nuk u pajtuan me përpjekjet e autokracisë shqiptare për të shndërruar PD në një kallp opozitë. Qëndruan në lartësinë e idealeve të tyre, lartësinë e interesit kombëtar të shqiptarëve, sepse për një komb që ka vuajtur nga tiranira për të egrat vetëkuptohet që demokracia dhe sistemi demokratik janë më të çmuarit

Berisha: Një qeveri e cila disponon mjete të jashtëzakonshme të paligjshme. Në dhunim të standardeve demokratike ka vendosur të çimentojë pushtetin e saj. Vota juaj e 6 marsit ishte një votë shpëtimtare për PD. Lëvizja jonë është e pandalshme. Demokratët sot janë misionarë. Vetëm si idealistë ne arritëm deri këtu se përndryshe do kishim mbetur rrugës.

Berisha u shpreh se vetëm si idealistë do ecin drejt të qëllimeve. Sipas tij, kjo lëvizje është lëvizje e misionarëve të cilët e shohin se shoqëria shqiptare janë në një udhëkryq të pamerituar dhe të rrezikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat