Suedia vendos të aplikojë për në NATO, ambasadorja informon Ramën dhe kërkon mbështetjen e Shqipërisë

Shqipëria

Suedia vendos të aplikojë për në NATO, ambasadorja informon Ramën dhe kërkon mbështetjen e Shqipërisë

Më: 16 maj 2022 Në ora: 16:50
Elsa Hastad dhe Edi Rama

Ambasadorja e Suedisë në vendin tonë, Elsa Hastad ka informuar kryeministri Rama mbi vendimin e qeverisë së vendit të saj për të aplikuar si anëtarë e NATO-së.

Ambasada ka publikuar një foto nga momenti i takimit me kryeministrin, ku bën me dije se gjatë takimit ambasadorja Hastad ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë, si anëtare me të drejtë ta plota.

“Ky është një moment historik. Takim me kryeministrin Edi Rama, duke informuar për vendimin e Suedisë për dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në NATO. Faleminderit Kryeministër për takimin shumë të mirë dhe mbështetës”, thuhet në postimin e ambasadës.

Suedia i është bashkuar Finlandës në vendimin për të aplikuar për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës po vazhdon. Ky njoftim nga Stokholmi vjen teksa presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska “sigurisht” që do të reagojë për një zgjerim të mundshëm të NATO-s.

“Qeveria ka vendosur për ta njoftuan NATO-n se Suedia dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s. Ambasadori i Suedisë në NATO shumë shpejt do ta informojë NATO-n”, tha kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, më 16 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat