Nxirret turisti i plagosur nga mali i Çikës, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Shqipëria

Nxirret turisti i plagosur nga mali i Çikës, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Më: 16 maj 2022 Në ora: 19:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Një turist ka lëshuar sinjalin SOS , pasi është rrëzuar dhe ndodhet i plagosur në majën e Qores në afërsi te malit të Çikës.

Në ndihmë te tij kanë shkuar forcat e policisë së Deltës së Orikumit por dhe një helikopter. Turisti sapo është transportuar drejt spitalit në Tiranë, pasi ka thyer këmbën.

Dy të tjerët po shkon policia t’i shoqëroj për në Vlorë.

Mësohet se ishin tre të rinj nga Holanda të cilët po bënin ngjitje në majën e Qores, teksa njëri prej tyre ka rënë dhe ka dëmtuar (thyer) një këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat