Pse Rama duhet "t'ia japë" presidentin opozitës? Boçi: Do të shpëtojë faqen e vet

Shqipëria

Pse Rama duhet "t'ia japë" presidentin opozitës? Boçi: Do të shpëtojë faqen e vet

Më: 16 maj 2022 Në ora: 20:20
Luçiano Boçi

Deputeti i Partisë demokratike Luçiano Boçi gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth procesit të zgjedhjes së presidenti.

Ai tha se Rama nuk ka lënë institucion pa kapur, ndërsa presidentin "do t'ia jap" opozitës që të shpëtojë faqen e vet.

Luçiano Boçi: "Duhet ta japë sepse me arrogncën e tij, a ka lënë ndonjë institucion pa kapur. I ka ngelur vetëm presidenca. Rama do të shpëtojë faqen e vet. Nuk është se pres unë, nuk është se kam ndonjë horizont pritës për Ramën që ka vepruar kështu. Unë po them të zbatojë kushtetutën dhe frymën e kushtetutës. Për të krijuar një klimë politike me një krizë ekonomike, sociale, një gjendje jo stabël të të gjitha elementëve të jetës. Një njeri që pretendon se drejton me mençuri një vend di të ruajë dhe balancën politike, të krijojë atë klimën që ja presidenti është ai i cili zgjidhet nga opozita."

Sipas tij Rama po luan teatër tallës sepse po e luan me Alibeajn.

Luçiano Boçi: "Ai po e luan këtë teatër tallës sepse po e luan me Alibeajn. Jo se e ka seriozisht se në fund fare dihen kombinacionet. Sot në qoftë se ka një dështim të seancës për zgjedhjen e presidentit le ta mbajë Rama në kurriz sepse ai i ka votat, ai bëri proces, ai ka zgjedh emrat. Sot le të dilte me emra."

"Rama e ka përcaktuar me kë bisedon sepse i ka dhënë deklaratat në parlament", tha Boçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat