​Borrell: Negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë Veriore duhet të fillojnë menjëherë

Shqipëria

​Borrell: Negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë Veriore duhet të fillojnë menjëherë

Më: 16 maj 2022 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, bëri thirrje sot për fillimin urgjent të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Ka nevojë për pajtim në Ballkanin Perëndimor. Dhe ka një qëndrim të qartë se duhet të fillojmë menjëherë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, e theksoj këtë”, tha Borrell në një konferencë për shtyp.

Borell i bëri thirrje Bullgarisë të heqë veton për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut deri në fund të presidencës franceze, e cila skadon në fund të qershorit, dhe paralajmëroi se përndryshe mund të ketë një krizë në marrëdhëniet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. 

“Nëse kjo nuk ndodh, duhet të pranoj se do të ketë një krizë serioze në marrëdhëniet tona me Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat