Detaje nga sekuestrimi i kokainës në Durrës, shoqërohet në polici ekuipazhi i anijes

Shqipëria

Detaje nga sekuestrimi i kokainës në Durrës, shoqërohet në polici ekuipazhi i anijes

Më: 17 maj 2022 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Ekuipazhi i anijes në Portin e Durrësit në të cilën u kapën 53 pako me kokainë është shoqëruar në polici.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorja Bezat, qymyri është porositur nga Kolumbia nga një kompani kromi në Shqipëri emri i së cilës nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit.

Ndryshe nga herët e tjera, ku kokaina është gjetur në banana, kësaj radhe trafikantët kanë ndryshuar strategjike duke e fshehur sasinë e drogës në qymyr.

Kokaina është kapur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe.

Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në dy çanta, ndërsa kërkimi për sasi të tjera droge vijon ende mes 6500 ton qymyr.

Operacioni është kryernga Task Forca e Durrësit, e cila ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia.

Itinerari që ka ndjekur anija

Anija “Unistream” është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi më 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, një ditë më parë në orën 08:32.  Nuk dihet nëse sasia e drogës kishte si destinacion final Shqipërinë apo porti i Durrësit ishte përdorur si tranzit nga trafikantët.

Skema e transportit të drogës me banane nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë është përsëritur disa herë gjatë viteve të fundit, ku janë kapur sasi të mëdha kokaine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat