Beteja e PD-në zhvendoset në Apel/ Gjykata pranon ankimin e Alibeajt dhe Rithemelimit

Shqipëria

Beteja e PD-në zhvendoset në Apel/ Gjykata pranon ankimin e Alibeajt dhe Rithemelimit

Më: 17 maj 2022 Në ora: 15:16
Foto nga takimi

Beteja mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt për logon dhe vulën e Partisë Demokratike mbërrin në Gjykatën e Apelit.

Apeli ka pranuar  jo vetëm  ankimin e Enkelejd Alibeajt kundër vendimit  të gjyqtarit Agron Zhukri, por edhe ankimin e Komisionit të Rithemelimit kundër Enkelejd Alibeajt dhe vendimit të gjyqtares Blerina Muça.

Shorti për gjyqtarët që do të japin vendimin e formës së prerë për fatin e logos dhe vulës së Partisë Demokratike  do të hidhet në orën 15.30.

Për shkak të tensionit politik që ka shoqëruar betejën gjyqësore për  selinë e Partisë Demokratike, Gjykata e Apelit ka dalë me një deklaratë ku garanton se do të shqyrtojë me objektivitet dhe drejtësi këtë çështje.

Por nga ana tjetër, gjykata ka theksuar se nuk do të pranoje asnjë sulm denigrues ndaj saj.

“Referuar deklaratave tashmë të bëra publike, që shkojnë përtej debatit të brendshëm partiak, apo edhe opinioneve të shfaqura lidhur me këto zhvillime, Gjykata e Apelit Tiranë, e përgjegjshme për funksionin që i është ngarkuar, konsideron të papranueshëm çdo reagim dhe deklarim paragjykues, sulmues apo denigrues që synon të ushtrojë ndikim në marrjen e një vendimi të caktuar mbi këto çështje.”

Gjykata e shkalles se pare me vendimin e Agron Zhukrit njohu ne muajin mars komisionin e rithemelimit dhe Sali Berishen si perfaqesuesit e partise demokratike, dhe po ate dite Berisha u zhvendos ne seline e PD.

Por  kreu I grupit parlamentar enkelejd alibeaj asokohe e cilësoi të paligjshëm vendimin e gjyqtarit Zhukri dhe vendosi ti drejtohej gjykates së Apelit.

Tashmë i përket gjyqtarëve të Apelit të vendosin se kush është sot partia demokratike; Enkelejd Alibeaj apo Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat