Aksident në Korçë, “X6” përplaset me taksinë dhe përfundon në kanal

Shqipëria

Aksident në Korçë, “X6” përplaset me taksinë dhe përfundon në kanal

Më: 18 maj 2022 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Lumalas të Korçës, ku janë përplasur dy automjete.

Një mjet tip “X6” është përplasur me një taksi, e si pasojë i ka ikur njëra gomë dhe ka ikur zvarrë për gati 1 km, duke përfunduar në kanal.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga aksidenti, por vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat