Dita e finales shpallet pushimi/ Më 25 maj do të jetë edhe dita pa makina në kryeqytet

Shqipëria

Dita e finales shpallet pushimi/ Më 25 maj do të jetë edhe dita pa makina në kryeqytet

Më: 18 maj 2022 Në ora: 15:31
Bledi Çuçi

25 maji do të jetë ditë pushimi zyrtar për administratën vetëm në Tiranë.

Vendimi i miratuar në mbledhjen e qeverisë dhe bëhet në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League mes Romës dhe Feynord që do të luhet në stadiumin Air Albania të mërkurën e ardhshme.

“25 maji për të gjithë institucionet publike do të jetë pushim vetëm për qarkun e Tiranës. Kjo masë merret për të menaxhuar fluksin e madh që pritet të ketë këtë ditë në kryeqytet, një nga eventet më të rëndësishme.”

Për të menaxhuar fluksin e shtuar që pritet të ketë ditën e ndeshjes dhe për të siguruar mbarëvajtjen e saj ku janë angazhuar forca të shumta të policisë së shtetit, 25 maji po ashtu do të jetë një ditë pa makina në kryeqytet.

“25 majin do ta shpallim edhe si dita pa makina, pra nuk do të ketë qarkullim në të gjithë Tiranën, përveç urgjencave sigurisht. Akset hyrëse do të bllokohen deri në orën 6 pasdite.”

Të mërkurën pritet të mbërrijnë në Tiranë rreth 100 mijë persona për të ndjekur finalen që do të ndahen në tre zona. Tifozët që mbështesin skuadrën e Romës do të ndjekin ndeshjen pranë amfiteatrit të Tiranës ndërsa ata të Feynord do të qëndrojnë në zonën e Pedonales.

Për të gjithë sportdashësit e tjerë shqiptarë është menduar Sheshi Skënderbej që do të kenë mundësinë të shikojnë finale përmes disa ekraneve të mëdhenj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat