Balla i dhuroi bluzën, eurodeputeti Cuffe e vesh në seancën plenare të Parlamentit Europian për Raportin me Shqipërinë

Shqipëria

Balla i dhuroi bluzën, eurodeputeti Cuffe e vesh në seancën plenare të Parlamentit Europian për Raportin me Shqipërinë

Më: 18 maj 2022 Në ora: 21:53
Ciarán Cuffe

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur Rezolutën e Parlamentit Europian mbi Raportin e Komisionit të 2021 si dhe debatin shumë mbështetës e inkurajues të zhvilluar në seancën plenare ditën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla shpreh falenderimet ndaj Raportueses së Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Maria Santos për prezantimin e gjetjeve objektive në lidhje me ecurinë e vendit vis a vis procesit të integrimit dhe apelin për mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda Presidencës Franceze të Këshillit Europian.

Balla gjithashtu shkruan se ishte surprizë e bukur fanella e kombëtares e mbajtur nga eurodeputeti Ciarán Cuffe, si një tifoz i mirëfilltë i Shqipërisë, të cilën ja ka dhuruar Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës: 

Përshëndes Rezolutën e Parlamentit Europian mbi Raportin e Komisionit të 2021 si dhe debatin shumë mbështetës e inkurajues të zhvilluar në seancën plenare ditën e sotme.

Falenderues ndaj Raportueses së Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Maria Santos për prezantimin e gjetjeve objektive në lidhje me ecurinë e vendit vis a vis procesit të integrimit dhe apelin për mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda Presidencës Franceze të Këshillit Europian.

Falenderues edhe ndaj të gjithë eurodeputetëve të cilët mbështetën njëzëri domosdoshmërinë e përparimit në agjendën europiane të Shqipërisë. Një surprizë e këndshme dhe e bukur ishte fanella e kombëtares e mbajtur nga eurodeputeti Ciarán Cuffe, si një tifoz i mirëfilltë i Shqipërisë.

Edhe përfaqësuesi i Komisionit Europian, Didier Reynders , theksoi vendosmërinë në plotësimin e kushteve nga ana e Shqipërisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, dhe kërkoi mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë sa më parë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat