Shpërthim me tritol në ambientet e një lokali në Vlorë, biznesi shkrumbohet plotësisht

Shqipëria

Shpërthim me tritol në ambientet e një lokali në Vlorë, biznesi shkrumbohet plotësisht

Më: 19 maj 2022 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur gjatë natës së djeshme në ambientet e një lokali në Radhimë të Vlorës.

Korrespondenti i Panorama.al bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në lokalin e quajtuar “Odeon 2”, duke shkaktuar dhe djegien totale të tij.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm  dëme materiale.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 19.05.2022, rreth orës 02:30, në fshatin Radhimë,Vlorë, në lokalin e shtetasit Gj. N., të marrë me qira nga shtetasi S. Sh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuare eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat