A do ketë konflikte të tjera pas goditjes së 8 grupeve kriminale? Paralajmërimi i fortë i Drejtorit të Policisë

Shqipëria

A do ketë konflikte të tjera pas goditjes së 8 grupeve kriminale? Paralajmërimi i fortë i Drejtorit të Policisë

Më: 19 maj 2022 Në ora: 13:35
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u pyet nëse mund të ketë përshkallëzim të konflikteve pas goditjes nga super operacioni me SPAK të 8 grupeve kriminale që vepronin në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Ai bëri të qartë se Policia ka marrë informacione për aty ku mund të ketë përshkallëzim konfliktesh dhe siguroi se “në mos tani pak më vonë, të jeni të sigurt që dhe personat që janë kërkuar apo që i shmangen drejtësisë do vihen para organeve të drejtësisë”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano: Policia është në këmbë dhe i ka marrë masat lidhur me aty ku ka informacione apo dyshime se mund të ketë konflikte apo përshkallëzime të konflikteve që degjenerojnë në ngjarje të rënda kriminale.

Kështu që dhe personat që janë kërkuar apo që i shmangen drejtësisë të jeni të sigurt që mos tani pak më vonë do vihen para organeve të drejtësisë.

Operacioni i koduar “Golden bullet”, që është në vijim, ka nisur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”, që u zhvillua nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat