Deputeti demokrat propozon ish-ministrin teknik të Bashës si kandidat për president

Shqipëria

Deputeti demokrat propozon ish-ministrin teknik të Bashës si kandidat për president

Më: 19 maj 2022 Në ora: 14:04
Dritan Demiraj

Deputeti demokrat Bledjon Nallbati ka propozuar në mbledhjen e sotme të grupin parlamentar të PD emrin e Dritan Demirajt si kandidat për president.

Deri më tani janë propozuar edhe dy emra të tjerë në listë, ku Flamur Hoxha ka hedhur në tryezë emrin e Arben Çejkut ndërsa Ferdinant Xhaferraj ka propozuar emrin e Leonard Demit.

Kush është Dritan Demiraj

Ai ka qenë ministër i Brendshëm gjatë qeverisë teknike në vitin 2017 pas marrëveshjes së 17 Majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit të asaj kohe Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat