Ministrja e Arsimit: 25 maji, ditë pushimi në të gjitha shkollat e Tiranës

Shqipëria

Ministrja e Arsimit: 25 maji, ditë pushimi në të gjitha shkollat e Tiranës

Më: 19 maj 2022 Në ora: 19:35
Ilustrim

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka lajmëruar se 25 maji do të jetë pushim zyrtar dhe për të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), për Qarkun e Tiranës.

Kjo bëhet në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League.

Njoftimi i publikuar nga ministrja Kushi:

Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 maj ditë pushimi për qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), do të jenë pushim.

Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat