Emërimet në SPAK/ Prokurorja e Tiranës kërkoi rikthimin e garës, Apeli Administrativ tërhiqet për vendim

Shqipëria

Emërimet në SPAK/ Prokurorja e Tiranës kërkoi rikthimin e garës, Apeli Administrativ tërhiqet për vendim

Më: 20 maj 2022 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë është tërhequr për vendim ndaj padisë së Prokurores së Tiranës, e cila paditi Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Muhametaj kërkoi, shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas saj pikëzimi është dhënë pa meritë. Seanca është në fazën e konkluzioneve përfundimtare , pruroria e Tiranës Sonila Muhametaj, kërkoi riceljen e emerimit të dy prokurorëve të SPAK Alfred Shehu dhe Elvin Goge.

Lishur me procedurën e emërimit janë shkelur procedura dhe vendimarrjet e marra e KLP-Së janë dhënë në konflikt  interesi. Gjithashtu ka pasur shkelje kushtetuese, në emërimin dhe mos marrjen e pikëve të plota. Kërkoj rihapje të garës dhe një vendimemarrje nga ana e Këshillit të Laetë të Prokurorisë.

Ndërsa pala paditësë në këtë rast Këshilli i Lartë i prokurorisë gjatë leximit të konkluzioneve përfundimitare përpara gjykatës u shpreh se nuk ka pasur konflokt  interesi, pasi dy anëtarët e KLP ishin pjesë e këshillit dhe jo të komisionit. Gjithashtu monitorimi është berë edhe nga ndërkombëtatët.

Përfaqësuesit e KLP kerkuan pushimin e çështjes dhe nëse nuk ndodh kjo atëherë si kërkesë tjetër dëpozituan  rrëzimin e padisë së prokurores, për rrezimin e vendimit të KLP-së. Pas dëgjimit të palëve gjykata u tërhoq për vendim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat