Hapet në Tiranë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë “Shqipëri-Japoni”

Shqipëria

Hapet në Tiranë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë “Shqipëri-Japoni”

Më: 20 maj 2022 Në ora: 18:09
Ilustrim

Është hapur në Tiranë Dhoma e Tregtisë  dhe Industrisë “Shqipëria po nis si një përpjekje që do i shërbejë rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve”.

Gjatë  fjalës së tij presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë po njëherazi dhe konsulli i Përgjithshëm nderi i Japonisë në Shqipëri Avni Ponari u shpreh ndër të tjera se Dhoma ka për qëllim të favorizojë zhvillimet e marrëdhënieve tregtare mes Shqipërisë dhe Japonisë nëpërmjet krijimit të një rrjeti kontaktesh, ndërmjet korporatave këshillimi, ndërmjetësimi, orientimi i tyre për vendosjen në tregun shqiptar si dhe  çdo aktivitet tjetër me ndikim influencues në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Në Shqipëri, biznesi japonez punëson rreth 3 mijë vet, të cilët kanë standard shumë të lartë profesional dhe të ardhura mjaft të mira,. Natyrisht do të ketë më shumë hapësira në të ardhmen. Kjo Dhomë e Tregtisë mes Shqipërisë dhe Japonisë është shumë  e rëndësishme pasi ka për detyrë që të rrisë numrin e bizneseve, të ndërpresë hemoragjinë që po rrezikon seriozisht vet ekzistencën tonë.”

Ambasadori i Japonisë në Shqipërisë, Takada Mitsuyuki falënderoi zotin Pënari për kontributin e tij si konsull i përgjithshëm nderi i Japonisë në Shqipëri.

“Ky moment është sfidues, por gjithashtu edhe mundësi për të përmirësuar perforamcën ekonomike. Dua të falënderoj zotin Pënari që ka bërë gjithçka për të rritur marrëdhëniet mes dy vendeve. Këtë herë ai inicioi hapjen e kësaj dhome në Shqipëri dhe bëri një platformë konkrete.”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, do të jetë partnerë me grupe të   ndryshme të interesit dhe do të bashkëpunojë drejtpërdrejt me administratën, organizatat tregtare dhe industriale, dhomat e tregtisë dhe industrisë si dhe institucione të tjera në vend.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat