Të dielën votimet, Elezi kërkon sërish shtyrjen e zgjedhjeve: Konstatoj shkelje në proces

Shqipëria

Të dielën votimet, Elezi kërkon sërish shtyrjen e zgjedhjeve: Konstatoj shkelje në proces

Më: 20 maj 2022 Në ora: 18:14
Kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi

Kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi, në një deklaratë për mediat, ka kërkuar sërish shtyrjen e zgjedhjeve.

Ai thotë se konstaton shkelje statutore në këtë proces pasi sipas tij po kryhet në kundërshtim me rregulloren e PDSH-së

Ibsen Elezi: Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkelje statusore në këtë proces. Koha minimale për realizimin me takimet me bazën e anëtarësi, mungon debati. 

Nga ana ime është konstatuar që rregullorja e PDSH nuk është miratuar, procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me rregulloren e PDSH.

Kërkoj riparimin e listave të anëtarësisë dhe e shtyrjes e procesit zgjedhor deri në plotësimin e këtyre e kërkesave. Mos marrja në konsideratë e këtyre kërkesave është një shkelje e rëndë statutore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat