Gara për kreun e PD-së/ Berisha takim me demokratët në Vlorë, akuza qeverisë: E kthyen vendin në narkoshtet!

Shqipëria

Gara për kreun e PD-së/ Berisha takim me demokratët në Vlorë, akuza qeverisë: E kthyen vendin në narkoshtet!

Më: 20 maj 2022 Në ora: 19:48
Sali Berisha

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet për kreun e PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha vijon me turin e takimeve elektorale.

Berisha është ndalur sot në qytetin e Vlorës, ku po zhvillon një takim me mbështetësit e tij në këtë zonë.

Në fjalën e tij, Berisha sulmoi qeverinë duke u shprehur se ajo e përdori mandatin e parë për të shndërruar vendin në një narkoshtet, ndërsa në mandatin e dytë, për të shkatërruar opozitën.

“Shpëtuat pluralizmin politik në Shqipëri, demokracinë në këtë vend dhe të ardhmen. Ky udhëtim i juaj, ishte më i pazakonti në historinë e Europës, por edhe i vështirë, me pengesa serioze të mëdha. Në këtë udhëtim u përballëm me një qeveri e cila nëse në mandatin e parë e përdori për të zëvendësuar shtetin ligjor me qeverinë e narkoshtetit, mandatin e dytë e përdori për të krijuar pseudoopozitën.

Por, në këtë përpjekje të qeverisë, të segmenteve kriminale, demokratët u përballën me presione të pandershme, me ndërhyrje brutale të mafies së George Soros. Kjo mafie, mendonte dhe besonte se mund t;i caktonte PD-së fatin e saj. Pavarësisht nga këto presione, ju u ngritët, u ngritët sepse idealet tuaja ishin, kishin mbetur të paprekura.

Ju edhe më 25 prill, votuat masivisht për PD-në, 620 mijë shqiptarë i votuan kësaj partie, duke e mbajtur në këmbë si forcën e dytë më të madhe politike. Në këtë rrugë, demokratët erdhën si misionarë, kaluan çdo vështirësi dhe i dhuruan vendit përsëri opozitën e vërtetë” – tha Berisha.

Më herët, Berisha vendosi një kurore me lule në monumentin e Hasan Prishtinës në qytetin bregdetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat