Rama njofton për projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës: Praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës

Shqipëria

Rama njofton për projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës: Praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës

Më: 21 maj 2022 Në ora: 10:45
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar sot siç e quajti ai projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës.

Rama me një video të postuar në Facebook jep detaje nga ky projekt

“Mirëmëngjesi dhe nga zyra ku ka nisur dita me ustallarët holandezë, për projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës, si një ndër shtyllat e Vizionit #Shqipëria2030🇦🇱, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

“Shkëlqyer…. praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës?”, pyeti Rama.

“Po”, u përgjigjen holandezët, duke shtuar se porti duhet të konsideruar si port hyrës në Ballkanin perëndimor. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat