Shehu: Alibeaj ta mbajë vulën si hajmali, PD-në e drejton Këshilli Kombëtar ndërsa nga nesër do ta drejtojë kryetari i ri

Shqipëria

Shehu: Alibeaj ta mbajë vulën si hajmali, PD-në e drejton Këshilli Kombëtar ndërsa nga nesër do ta drejtojë kryetari i ri

Më: 21 maj 2022 Në ora: 20:50
Deputeti i PD Tritan Shehu

Deputeti i PD Tritan Shehu në një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ka folur mbi Partinë Demokratik.

Shehu u pyet nga gazetari për mundësinë e krijimit të një lëvizjeje të re politike në rast se gjykata do tju heqë të drejtën e vulës .

Shehu tha se gjykata nuk mund t'iu heqte të drejtën e vulës pasi sipas tij kjo do të vinte në dyshim gjithë establishmentin e gjykatës shqiptarë.

Tritan Shehu: "Së pari gjykata nuk mund të bëjë një veprim të tillë. Do të ishte një veprim skandaloz ashtu siç është skandaloz edhe fakti vetë i çuarjes në Apel. Megjithatë gjykata nuk mund të kalojë përtej një caku moral, caku profesional. Mendoj që nuk ka snjë mundësi të bëhet një vendim në kundërshtim me vendimin e shkallës së parë. Përndryshe do të vinte në dyshim gjithë establishmentin e gjykatës shqiptarë.  Nuk është një gjykatë e cila mund të thotë ku është partia politike. Atë e vendosin anëtarët e saj, militantët e saj, strukturat e saj, idetë e saj programi i saj. Le t'ia lëri vulën Enkelejdit bashkë me Bardhin se Enkelejdin, Bardhi e ka emëruar.  Imagjino ku katandiset partia kur Bardhi emëron Enkelejdin."

Ai tha se tashmë vendimet janë marrë përmes votimit një anëtar një votë për kryetarët e degëve. Dhe sipas tij kjo është partia, ndërsa për Alibeajn thotë se mund ta në xhep sa të dojë, si hajmali.

Tritan Shehu: "Tani vendimet i kanë marrë  Kuvendi i dhjetorit, referendumi i 18 dhjetorit, ju e patë sa morën pjesë, i sanksionoi një vullnet i 6 marsit dhe i mori pasaj Kuvendi i prillit. Edhe këto vendime i kanë marë pastaj të gjitha degët ku kanë kandiduar për kryetarët e degëve, për kryesitë e degëve në mënyrë një anëtar një votë për kryetarët e degëve, me një pjesëmarrje shumë të gjerë.  Kjo është partia. Ju thoni vulën. Atë vulë Enkelejdi mund ta mbajë në xhep sa të dojë, ajo vulë nuk vlen më se e kemi ndryshuar. Pra mund ta mbajë si hajmali po të dojë atë vulë. Partinë Demokratike e drejton Këshilli Kombëtar i zgjedhur dhe që nga nesër do ta drejtojë kryetari i ri që do zgjidhet. Mos të ketë iluzione askush që të mund të çbëjë Partinë Demokratike."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat